Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në të gjithë territorin e vendit, mot të vranët ku më të theksuara do të jenë në zonat qendrore dhe jugore duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikim e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta duke sjellë herë pas here, reshje të pakta shiu e dëborë, më të theksuar në Jug dhe juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera më e lartë e cila pritet në Fier dhe Kuçovë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare valëzim deri në 5 ballë.
Kosova
Përgjatë gjithë 24-orëshit, republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave. Më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore, ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu, pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje, ku më së shumti do të jenë reshje dëbore. Përgjatë luginave do të ketë ngrica të theksuara. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë e fortë si paradite edhe gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave gjatë gjithë paradites, ku më të dendura vranësirat do të jenë zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore duke sjellë reshje shiu e dëbore. Orët e pasdites do të shtojnë vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës në të gjithë territorin e MV, ku hera herës priten mini stuhi ere. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke u luhatur -2°C vlera minimale deri në 10°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.
Evropa
Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit; do të sjellin reshje të dendura dëbore në gadishullin skandinav dhe Europën Lindore. Po ashtu, ishujt Britanikë si edhe Alpet e Europës do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës duke sjellë edhe ngrica NDERSA moti i kthjellët dhe vranësira të pakta do të ketë përkatësisht në Europën Qendrore, Gadishullin Iberik, gadishullin Peloponez si edhe rajonin e Ballkanit./abcnews.al