Kurti ripërsërit: Taksa ndaj Serbisë do të hiqet, do të vendoset reciprociteti

schedule10:01 - 19 Shkurt, 2020

schedule 10:01 - 19 Shkurt, 2020

Kryeministri Albin Kurti këtë të mërkurë ka paralajmëruar se së shpejti Kosova do ta heq taksën ndaj Serbisë, dhe atë do ta zëvendësojë me masa e recipocitetit.

Në fjalën e tij në Konventën e Prodhuesve të Kosovës,shefi i qeverisë së Kosovës ka thënë se taksa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar, mirëpo se reciprociteti do të ndërmerret si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.

NDër të tjera Kurti ka deklaruar se parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe në CEFTA.

“Ministrja Rozeta Hajdari ka bërë edhe disa hapa që na sjellin më afër heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit të plotë. Rozeta tashmë ka marrë vendim për të krijuar grupin punues me anëtarët nga Departamenti i Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda e Afaristëve të Kosovës, Doagana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës. Ky grup do t’i përmbledh të gjitha barrierat tregtare me Serbinë dhe do të vijë me rekomandim te qeveria. Porsa të vijnë në zyrën time këto rekomandime do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit”, ka deklaruar Kurti sot në Konventën e Prodhuesve të Kosovës.

Kurti tha se nuk do të marrë vendime për ekonominë e prodhimtarinë pa diskutuar e konsultuar me prodhuesit e vendit.

Kryeministri tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojë si e tillë./abcnews.al