Në një editorial kushtuar Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës, prestigjiozja britanike “The Guardian” ka shkruar se qeveria e re kosovare me t’u formuar duhet të jetë pragmatike dhe jo të luaj me kartën e nacionalizmit siç ka vepruar deri me tani kryeministri Kurti duke izoluar vendin nga perëndimi.
Ne artikullin e titulluar “Një portë për afrimin me BE-në”, gazeta britanike shkruan:
“BE-ja ka një shefe të re të punëve të jashtme, ish-kryeministren e Estonisë Kaja Kallas dhe një të dërguar të ri special për normalizimin e Kosovës dhe Serbisë, diplomatin danez Peter Sørensen. Kjo ofron mundësinë për një fillim të ri.
Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe më pak e nxitur nga nacionalizmi “ti je me ne ose kundër nesh” i zotit Kurti.”.
Lëvizjet e rënda të z. Kurti për të demonstruar kontrollin e Prishtinës zyrtare mbi veriun janë kritikuar ashpër si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga SHBA. Në prag të zgjedhjeve Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i posaçëm i SHBA-së për misionet speciale, tha se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës “nuk kanë qenë kurrë më të ulëta”.-shkruan the Guardian.
Ajo është ndalur edhe tek fushata e opozitës, duke vënë theksin tek rëndësia e madhe që morën çështjet e politikes se jashtme .
Të dyja partitë kryesore të opozitës bënë fushatë mbi nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët perëndimorë dhe ankthi për izolimin e Kosovës në një moment të rrezikshëm gjeopolitik ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve.
Nëse administrata e re e Kurtit mund të lëvizë përtej retorikës ndonjëherë të ashpër nacionaliste dhe të kthejë Brukselin dhe Uashingtonin në krah, kjo do të jetë jashtëzakonisht në interesin e Kosovës.-mbyll shkrimin e saj media britanike.