Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se partia e tij është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Në një deklaratë për mediat, ai e cilësoi rezultatin e deritanishëm si konfirmim për qeverisjen e tij.
“Ne jemi subjekti i parë, subjekti fitues i cili do ta formojë qeverinë e ardhshme, besoj që nga rezultatet preliminare të gjithë e kanë të qartë se e ata që dolën të dytit e të tretit edhe po të mblidhen bashkë nuk bëjnë sa Vetëvendosja”, tha Kurti.
Kurti nuk dha ndonjë shifër se sa për qind të votave mund t’i ketë fituar partia e tij.
“Rezultatet zyrtare nuk i kemi, por ato fillestare tregojnë se të dytën dhe të tretët edhe po t’i bëjnë bashkë votat, nuk bëjnë sa Vetëvendosje”, shtoi ai.