Nga Hasan Bello
Më 7 dhjetor 1941 avionët japonezë sulmuan bazën detare amerikane të oqeanit Paqësor, Pearl Harbor. Pjesa dërrmuese e anijeve luftarake u mbyt, ndërsa pjesa tjetër doli jashtë funksionit. Rreth 2400 ushtarë amerikanë kishin humbur jetën dhe 300 të tjerë ishin plagosur. Në Senatin Amerikan të gjithë u rreshtuan përkrah presidentit Roosevelt, duke i shpallur luftë Japonisë. Kjo shënoi hyrjen e SHBA-ve në Luftën e Dytë Botërore.
Po si u prit ky sulm ne Shqipëri? Kjo interpretohej ndryshe në varësi të të dyja kampeve: fashisteve dhe antifashisteve. Pala fashiste nga ana e saj tregohej entuziaste, duke qenë e bindur se tani që hyri në luftë edhe Japonia, Boshti Romë-Berlin-Tokio do të ishte me superior se aleatët; lufta do të përfundonte akoma më shpejt me fitoren e tyre të padiskutueshme.
Ndërsa antifashistet pavarësisht keqardhjes për viktimat, mendonin se tani që hyri në luftë edhe SHBA përkrah Britanisë, Francës dhe Bashkimit Sovjetik, nuk kishte asnjë dyshim se humbja e fuqive të Boshtit ishte e sigurt.
Kjo propagandë bëhej nga të dyja palët, për t’i dhënë zemër simpatizantëve te tyre. Pikërisht në këtë periudhe, nën shembullin e Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria kuislinge e Mustafa Krujës, i shpalli luftë SHBA-ve. Por ndryshe nga Greqia, qeveria amerikane ishte e bindur se Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe pas LDB nuk mbajti asnjë ligj lufte me shtetin shqiptar./abcnews.al




