Kuksianët para gjykatës, kërkojnë lirimin e 11 e të arrestuarve

schedule12:04 - 19 Prill, 2018

schedule 12:04 - 19 Prill, 2018

Banorë të Kukësit, ashtu siç dhe kishin njoftuar, u grumbulluan sot paradite para gjykatës së ketij rrethi. Ata protestojnë për të kërkuar lirimin e 11 protestuesve që u arrestuan gjatë protestës së 31 Marsit në Rrugën e Kombit.

Pas brohoritjeve të fuqishme në stadiumin  “Zeqir Imeri” dhe thirrjeve lironi vëllezërit, banorë të Kukësit u grumbulluan këtë të enjte para gjykatës së rrethi.

Nga 31 Marsi në Kukës po protestohet kudo. E nisën me bllokimin dhe djegien e sporteleve kundër tarifës së Rrugës së Kombit dhe po vazhdojne. Duan lirimin e 11 te arrestuarve, heqjen e taksës.

Kësaj here, protesta u organizua një ditë para se në Gjykatën e Apelit në Shkodër të zhvillohet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarve. Prokuroria nuk është tërhequr, por banorët thonë se do të vazhdojnë kështu deri në fund.

Thirrjes së kuksianëve iu bashkuan edhe të ardhur nga Tropoja, Hasi, Shkodra, Elbasani e Tirana. Pati protestues edhe nga Kosova.

Të premten në Shkodër në Gjykatën e Apelit do të shkojnë edhe përfaqësues të opozitës, por edhe banorë të Kukesit e të rretheve të tjera./abcnews.al