Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi nën pushtetin e Covid-19 në dy muajt e fundit, mungon ende ndërgjegjësimi qytetar

schedule11:55 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:55 - 27 Korrik, 2020

Në dy muajt e fundit, Kukësi, po përballet me përhapjen e koronavirusit ku janë shënuar një numër i lartë i të infektuarve krahasuar me dy muajt e parë të përhapjes së pandemisë. Ndërkohë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, dy qytetarë.

Fadil Morina drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Kukës thotë se që nga fillimi i pandemisë në Kukës janë shënuar 89 raste. Nga ky numër, 69 qytetarë janë të shëruar.

Aktualisht 20 qytetarë janë aktivë me koronavirus. Shumica e rasteve virusin e kane marre gjatë pjesëmarrjes në dasma dhe ceremoni mortore.



Por, pavarësisht shtimit të rasteve dhe dy viktimave në Kukës, ndërgjegjësimi qytetar mbetet ende larg zbatimit të masave anti COVID-19.

Morina kërkon nga qytetaret që të ruhet distanca fizike, higjiena personale dhe detyrimisht mbajtja e maskave ne  ambiente të mbyllura pasi mbajtja e maskës, rezulton efektive dhe parandaluese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Përjashtuar institucioneve shtetërore, në markete, tregje e në njësi të tjera shërbimi, nuk respektohen masat parandaluese për përhapjen e Covid-19, dhe mbajtja e detyrueshme e maskave në ambientet e mbyllura.

Në fazën e parë të pandemisë kur ishte edhe karantina Kukësi pati 19 raste me koronavirus. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!