“Kryeqyteti ka veç një emër”, kampioni i kuq ngacmon rivalët e Tiranës

schedule14:59 / 26/03/2020

Ngacmime nga distanca edhe në kohë karantine. Fanatics shigjetuan të parët, ndërsa më pas Guerrils iu përgjigjën. Tashmë në lojë futet edhe një ish-futbollist, madje kampion dhe golashënues i Superiores (Kategoria e Parë quhej atëherë) në vitin 1993.

Edmond Dosti, i cili tani jeton në Austri, u kujton rivalëve bardheblu një humbje të thellë në derbi, me rezultatin 8-0. Sigurisht të kuqve u djeg disfata e fundit me shifrat 5-1 në “Air Albania Stadium”, por gjejnë ngushëllim te historia dhe bilanci që kanë në përballjet me rivalët e përjetshëm të qytetit.

Dosti, veç fotos që ka statistikat e derbit dhe rezultatin e fitores së tyre më të thellë, ndër të tjera shkruan: “Edhe pse e dhimbshme, ky është realiteti: derbi dhe kryeqyteti ka vetëm një emër, FK Partizani. PMTP”. /abcnews.al

 

schedule14:59 / 26/03/2020