Kryeministri inspekton projektet për Korçën

schedule16:10 - 17 Qershor, 2019

schedule 16:10 - 17 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar disa nga projektet që janë realizuar e po kryehen në qarkun e Korçës. Për herë të parë në Shqipëri është ndërtuar një park japonez rrëzë kodrave të qytetit të Korçës.

Korçarët kanë shije japoneze në infrastrukturë.

Këtë e kanë reflektuar në ndërtimin e këtij parku, i pari i këtij lloji në Shqipëri.

Nga ana e arkitektit janë vendosur elementë të parqeve japoneze. Është i pari park japonez në Shqipëri. Është një hapësirë, e cila lidh disa institucione, Muzeun e Artit Mesjetar, një prej godinave të universitetit, Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Prokurorinë. Gjithë këto institucione tani kanë këtë hapësirë të sistemuar. Kopshti urban është një model që prezantohet për herë të parë në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Korçë, kryeministri Edi Rama përfshiu në axhendën e tij vizitën në një ekspozitë pikture të nxënësve të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”, një nga më të vjetrat në qytet, vijim i Liceut francez dhe e mirënjohur për aktivitet artistike të saj.

Nuk u kthye në Tiranë pa inspektuar edhe ndërtimin e rrugës Maliq-Drithas.

Kryetari i Bashkisë së Maliqit e siguroi se pas  Brenda dy muajsh në këtë zonë çdo gjë do të ndryshojë krejtësisht. /ABC News Albania 24/7