Kryeministri i Kosovës Haradinaj në Vlorë, takime dhe vizita

schedule11:40 - 8 Gusht, 2018

schedule 11:40 - 8 Gusht, 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj po viziton qytetin e Vlorës. Pritësi i tij është kryetari i Bashkisë Dritan Leli me të cilin edhe bëri takimin e parë. Aty Haradinajt iu bë dhuratë portreti i Ismail Qemalit. Haradinaj u takua dhe me ministrin Pandeli Majko.

“Sot jemi të nderuar që bashkë me kolegët e mi, edhe me Pandin, që e kemi edhe kosovar”, u shpreh ndër të tjera Haradinaj.

Sipas axhendës së shpërndarë një ditë më parë, kryeministri i Kosovës  do të vizitojë edhe Monumentin e Pavarësisë, varrin e Ismail Qemalit, si dhe Muzetë Historikë dhe atë të Pavarësisë. Haradinaj më 26 nëntor 2012 ka marrë titullin qytetar Nderi i Vlorës, por nuk ishte i pranishëm në ceremoni./abcnews.al