Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Feston sot ditëlindjen, Rama poston foton me flamingon: Urrejtësit besnikë, prova më e sigurtë se nuk po jeton kot

schedule11:45 - 4 Korrik, 2026

schedule 11:45 - 4 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas urimeve të shumta që mori me rastin e ditëlindjes së tij, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e uruan.

Përmes një postimi, kreu i qeverisë tha se numri i madh i mesazheve dhe telefonatave e bënte të pamundur t’u përgjigjej të gjithëve individualisht, ndaj zgjodhi t’i falënderonte publikisht.

“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkroi Rama.



Në të njëjtin postim, kryeministri iu referua edhe kritikëve të tij, duke e shoqëruar mesazhin me një koment ironik.

“E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!