Kriza politike, flasin analistët Zogaj dhe Nazarko

schedule16:11 - 2 Prill, 2019

schedule 16:11 - 2 Prill, 2019

Kriza politike e krijuar për shkak të daljes nga parlamenti të opozitës së bashkuar përmes djegies së mandateve është pa krye, sipas analistëve Preç Zogaj dhe Mentor Nazarko. Për Abc Neës, ata thonë se mundësia e një zgjidhjeje mund të vijë vetëm nga ndërkombëtarët.

Një muaj e gjysmë pas djegies së mandateve nga opozita e bashkuar dhe tre muaj përpara zgjedhjeve lokale të dekretuara nga Presidenti, kriza e prodhuar duket pa krye, me kundërshtarët politik të pa lëvizur në qëndrimet e tyre.

Zogaj: “Kjo është krizë tipike që ilustron thënien se në politikë ngjarjet zbulohen duke ndodhur”.

Nazarko: “Për shkak se është situatë e përsëritur disa herë nga palët politike, në këtë kuptim gjithçka është një dezhavu e një situate qesharake që na nxjerr qesharak përpara bashkësisë ndërkombëtare si një vend që prodhon kriza që pastaj nuk është e aftë ti tresë ato”.

Zogaj: “Për momentin shoh pak hapësirë për të mos thënë aspak për ta zgjidhur palët me njëra-tjetrën, këtu të çon retorika dhe qëndrimet që mbajnë”.

Nazarko: “Palët po përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së faktorit ndërkombëtar që po i jep shansin që ta zgjidhin vetë”.

Ndikim të madh në këtë zgjidhje të mundshme sipas Preç Zogajt, ka vetë sjellja e opozitës.

Zogaj: “Varet opozita sa do durojë. Opozita ka të drejtën e vetë pasi shitblerja e votave është fenomen i konstatuar në zgjedhjet e kaluara. Por nuk i ka argumentet në të njëjtën masë që ka edhe të drejtën sepse mjeti i përdorur, djegia e mandateve, nuk është mirëpritur nga demokracitë. Bëhet precedent që bën lëmsh vetë demokracitë”. 

Nazarko: “Kjo do të ndodhte pastaj përsëri me bashkën dhe madje do ndodhte edhe ne rajon sepse është interesante si protestat ne rajon mësojnë nga njëra tjetra. Nëpërmjet ndërkombëtarizimit të krizës opozita mendon të sjellë në lojë faktorin ndërkombëtar që t’i imponojë njërës palë ndryshime që pastaj do ti shesë vet si fitim”.

Zogaj: “Ndaj them se një ndërmjetësim ndërkombëtar do të sjellë zhbllokim të krizës”.

Bien dakord se rruga e zgjedhur nga opozita, ajo e protestave, përçon një mesazh të qartë. Ajo që ndan në opinion Zogajn dhe Nazarkon, përmbajtja e këtij mesazhi.

Zogaj: “Edhe ata do thonë fjalën e tyre, protestat. Intensiteti dhe madhësia e protestave, mënyra si zhvillon beteje opozita do të ndihmojë në konceptimin e një rrugëdalje”.

Nazarko: “Shkatërron imazhin he sezonin turistik. Nëqoftëse mikroborgjezët zviceranë, italianë shohin pamje të tmerrshme apo lajme si ato që vijnë nga Shqipëria dhe anulojnë vizitën është goditje për vendin”.

Zogaj: “Kjo është edhe pjesë e një artikulimi që ka për qëllim diabolizojë protestën sit ë tillë. Turistët pot ë ndiqnin protestën nuk do shkonin gjëkundi, vetëm vendet diktatoriale nuk kanë protesta. Nga ana tjetër nuk shoh se ka pas dhunë dhe eksese të rënda, kanë qenë ën limitet e së pranueshmes”.

Sa i përket opozitës së re parlamentare, Zogaj dhe Nazarko ndajnë një mendim mbi aftësinë e tyre përfaqësuese.

Nazarko: “Këta që janë në Parlament nuk përfaqësojnë PD edhe pse de jure kanë të drejtë të qëndrojnë aty”.

Zogaj: “Por nuk është opozita sepse opozita nuk janë karriget. Opozita është institucion”.

Do të duhej pikërisht pjesëmarrja e saj për të mundësuar një reformë zgjedhore, sipas Zogajt, edhe pse për Metnor Nazarkon ekziston edhe një mundësi tjetër.

Nazarko: “Bëhet fjalë për ndryshime që nuk e prekin fenomenin e blerjes së votës, këto ndryshime mund të miratohen nëse marrin konsensusin jashtë parlamentar nga PD dhe të miratohen de jure nga ata që janë në Parlament”.

E nëse për Mentor Nazarkon Shqipëria mund të marrë modelin e vendeve ish-komuniste, partitë demokratike të të cilave janë zhdukur nga skena politike dhe kjo nuk ka cenuar krijimin e një opozite të re, për Preç Zogajn Partia Demokratike sot është më e fortë numerikisht se dy vjet më parë dhe ka forcën dhe mundësinë të mundi në zgjedhje kryeministrin Edi Rama. Por çdo skenar i ndryshëm bashkohet në një pikë të vetme, zgjidhja do të vijë e imponuar nga përtej kufijve./abcnews.al