Kritikat për grumbullimet, Basha: Covidi nuk është shqetësimi i Ramës

schedule21:41 - 8 Prill, 2021

schedule 21:41 - 8 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se Covidi nuk është shqetësim i kryeministrit Edi Rama.

Këtë deklaratë kryedemokrati e bëri në Neës 24, duke iu përgjigjur kështu kritikave të kryeministrit për grumbullimet në fushatën e PD.

“Nuk është shqetësimi i Ramës Covidi. Po të kishte patur këtë shqetësim nuk do të kishte dhënë 7-8 herë më pak se Kosova për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Shqetësimi i tij është padurimi i shqiptarëve për ndryshim,” tha Basha.

Kreu i demokratëve shtoi më tej se entuziazmi dhe shpresa e qytetarëve do të largojnë Ramën më 25 prill.   “Është i madh entuziazmi dhe shpresa e njerëzve që më 25 prill do të largojnë atë që keqmenaxhoi pandeminë më shumë se çdo vend në Ballkan,” theksoi Basha. g.v/abcnews.al