Krimet e Luftës në Kosovë, Jahja Lluka: Jemi munduar të dokumentojmë ngjarjet nga dëshmitarët

schedule20:46 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 20:46 - 30 Dhjetor, 2020

Kryetar i Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Luftës, Jahja Lluka në një intervistë për emisionin “Ballkan”, në ABC ka dhënë detaje në lidhje me të dhënat e grumbulluara ndër vite.

Ai ka theksuar se ato kanë punuar përmes të dhënave nga dëshmitaret dhe pse tashmë kanë kaluar 21 vjet dhe një pjesë kanë humbur jetën.

Ne nuk kemi punuar, individët kanë punuar, se ne jemi individualistë të fortë, por kur bëhemi tre bashkë, po na shkon pak më vështirë puna, prandaj po them, duhet t’i lëmë këto xhelozitë dhe të punojmë. Duhet të kemi një ekip që do ti regjistrojë të gjitha këto sepse dëshmitarët po vdesin, 21 vjet (kanë kaluar…

Një djalë ka me qindra video-kaseta, e ka bërë në mënyrë krejt vullnetare, gjatë luftës ka qenë 13 vjeç. Askush nuk është interesuar as ta ndihmojë, as ta përkrahë. Ai ka video-xhirime të krimeve. Vetë nuk i ka filmuar, po i ka grumbulluar”, ka thënë ai./abcnews.al