“Krijuam shumë dhe luajtëm bukur”, Lampard rikthehet të buzëqeshë

schedule22:19 - 16 Janar, 2021

schedule 22:19 - 16 Janar, 2021

Chelsea ia doli të gjente fitoren në kampionat pas tre javëve. Djemtë e Frank Lampard triumfuan 0-1 në fushën e Fulham, falë golit të Mason Mount në minutën e 78-të.

Një fitore që gëzon dhe qetëson trajnerin e “Bluve të Londrës”. Frank Lampard analizoi suksesin e ditës së sotme, duke mos i kursyer elozhet për autorin e golit.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por luajtëm shumë mirë. Krijuam shumë raste për gol, edhe pse e gjetëm atë vetëm në minutat e fundit. Sot arritëm një rezultat të rëndësishëm për vazhdimësinë e këtij sezoni.

25 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të mira për Fulham, por ne rezistuam. Më pas u rikthyem të dominojmë sërish. Mount? Është i ri dhe mund t’i japë shumë këtij klubi. Jam i lumtur që e kam në ekip.

Werner? Ndodh që të mos shënosh, por kam besim te Timo. Ai e ka kualitetin e duhur për t’u rikthyer te shënimi i golave“, deklaroi trajneri i skuadrës londineze. /abcnews.al