Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e komunës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se është sekuestruar edhe një automjet, shkruan Kosova Press.
“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.
Disa ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.


