Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova regjistroi 24 humbje jete dhe 1009 të infektuar në 24 orë

schedule15:03 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:03 - 8 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24  viktima si pasojë e Covid-19. Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 9 raste të reja të infektuara me koronavirusin.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se sot janë shëruar 3.266 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126,409.

NJOFTIMI



Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!