Kosova regjistroi 585 të infektuar dhe asnjë rast fatal në 24 orët e fundit

schedule15:16 - 14 Janar, 2022

schedule 15:16 - 14 Janar, 2022

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 585 raste pozitive me koronavirus nga 6,589 testime të kryera. Kurse, sipas raportimit të autoriteteve të shëndetit në vend nuk është regjistruar asnjë rast fatal.

Sot janë shëruar 57 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.830 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës. Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /abcnews.al/