Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Berhami deklaroi në 17-vjetorin e Pavërësisë së Kosovës se kjo ditë personifikohet me figurën e Thaçit.
Ai theksoi në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të verbuar nga urrejtja dhe këtë e kanë përhapur dhe në shoqëri.
Sipas Berhamit, deklaratat e Grenell që përfaqësonin SHBA, ishin shumë të drejta.
“Reagimi i zoti Grenell, i Shtëpisë së Bardhë, i SHBA, vjen në një ditë shumë të posaçme për Pavarësinë e Kosovës, një ditë e cila personifikohet dhe identifikohet me figurën e Presidentit Hashim Thaçi, sepse në historinë e Kosovës nuk ka personalitete të tjera, që për një periudhë kaq të shkurtër kohore, kanë prodhuar kaq shumë histori. Po ashtu nuk ka shumë personalitete botërore që e kanë bërë të gjithë rrugëtimin, nga ideja për liri, për çlirim dhe për pavërësi dhe deri te jetësimi i shpalljes së pavarësisë. Pra, roli i presidentit Thaçi ka qene përcaktues në të gjitha etapat, nga ideja deri te jetësimi i idesë për shtetin e Kosovës. Prandaj, një ide e tillë i dedikohet dhe atij, të gjithë dëshmorëve të rënë dhe të gjithëve që kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës. Edhe në këtë ditë kemi një reagim të Shtëpisë së Bardhë, e cila është shumë e drejtëpërdrejt dhe që ne e kemi thënë tash e katër vite.
Edhe zoti Kurti dhe zonja Osmani janë të verbuar nga urrejtja që kanë për ish-oponentët e tyre politikë dhe kjo urrejtje të cilën e kanë përhapur në shoqëri, nuk po munden që ta largojnë dhe të mendojnë për interesat e Republikës së Kosovës. Edhe zoti Grenell këtë e potencon, dhe ai nuk flet në emër të tij, por në emër të SHBA dhe Donald Trump”, u shpreh ai./abcnews.al