Korrupsioni në zgjedhje, burg për Denis Xholi dhe Albjon Çeku, u kapën me lekë dhe fleta votimi

schedule15:14 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 15:14 - 1 Dhjetor, 2021

Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 1 vit burg Denis Xholin dhe Albjon Çekun, të arrestuar më herët në dyshimin e korrupsionit në zgjedhjet e prillit në Dibër.

Ata u kapën me vlera monetare nga qytetarët në Dibër, konkretisht nga Kandidati i PD, Luan Haka dhe mbështetësit e PD më 22 prill.

Asokohe, policia tha se “në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik”.

Drejtuesi politik i PD në Dibër, Xhelal Mziu pretendoi atëherë se paratë po shpërndaheshin për të siguruar vota për kandidatin e PS, Melaim Damzi. Kjo deklaratë u përgënjeshtrua më vonë nga Shtabi Elektoral i PS Dibër.

Veprimet e para hetimore për këtë dosje u kryen fillimisht nga Prokuroria Dibër, ku prokurorja e cështjes Xhoana Mehmetaj, pas seancës së masës së sigurimit arrest me burg, delegoi dosjen për shkak të kompetencës në SPAK. Për këtë prokurore rreth 2 javë pas ngjarjes së bujshme në Maqellarë, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi publikisht shkarkimin e saj nga ILD duke pretenduar për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës. ILD ende nuk ka publikuar vendimin për Mehmetajn dhe dy prokurorët e tjerë të Dibrës.

/abcnews.al/