Koronavirusi, Klodian Allajbeu: Masat janë marrë në kohën e duhur, Spitali Amerikan gati me përgatitjet për të ndihmuar

20:30 | 19/03/202020:300

Këtë të enjte në “Mbrëmja ABC” në studio me gazetaren Mirela Milori ndodhet Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Në bisedën në studio u fol për krizën që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë, si po e përballon Shqipëria këtë periudhë dhe a kanë qenë efikase masat e marra deri më tani.

Sipas zotit Allajbeu, masat e marra deri më tani kanë qenë efikase dhe kanë dhënë rezultat. Ai e krahason situatën e krijuar me “një rrufe ne qiell të hapur që u prishi njerëzve qetësinë”.

Ai u shpreh:

“Deri tani, krahasuar edhe me eksperiencat e vendeve të tjera, Shqipëria po performon me rezultate pozitive. Nëse shohim impaktin që virusi ka pasur në gjithë vendin tonë është një impakt i kontrolluar pasi asnjë vend nuk pasur një mundësi për t’ju shmangur kësaj pandemie. Por vendi ynë sërish ka pasur një kontroll mbi situatën. Deri më tani rastet që janë identifikuar edhe ato që pretendohet që të jenë prekur, përsëri janë në një numër, i cili megjithëse është ende herët, për ta parë me pozitivistet. Mund të themi që masat e marra deri më tani kanë qenë efikase dhe kanë dhënë rezultatet e duhura.”

Për të vënë në dukje se, mjekësia tashmë ka përparuar, dhe pandemitë mund të jenë më pak të dëmshme, dhe të kontrollueshme, Klodian Allajbeu sjell në vëmendje të shkuarën, kur bota ka kaluar sëmundje të rënda, që u kanë marrë jetën njerëzve në masë.

“Nëse shohim në histori, mund të kujtojmë Murtajën e Justinjanit në Bizant. Mori përmasa të mëdha. Vdiq 1/3 e popullatës, pati ndikim të madh në mënyrën sesi funksiononte bota në atë kohë. U përhap në Romë.. numri i njerëzve që vdiqën ishte i pamatshëm…”

Më tej ai përmend edhe Murtajën e Zezë, dhe pasojat që ajo solli me vete, duke shtuar se, “sot në sajë të mjeksësisë moderne nuk kemi këto impakte.

Sa i përket mënyrës, sesi vendi ynë i është përgjigjur krizës, Allajbeu u shpreh se metodologjitë ndryshojnë në varësi të vendeve.

Mirela Milori: Italia është goditur rëndë, Kina jep at shifra, por duke qenë regjim diktatorial, ka filluar të dyshohet nëse janë vërtet ato shifrat e vërteta. Ka metodologji të ndryshme. Për shembull, Britana e Madhe ka futur në karantinë 65 e lartë dhe pjesa tjetër e popullatës nuk ka marrë masa ekstreme. Ne kemi një regjim që na është reduktuar edhe dalja… në opinionit tuaj cila është metodologjia e duhur për të përballuar koronavirusin?

“Për ne kjo metodë është e duhura. Jemi vend i vogël, organizohemi më lehtë, në vende të mëdha është më e vështirë. Impakti në ekonominë e tyre do jetë drastik. Këto masa janë të domosdoshme, nuk besoj se do kishte një mënyrë ndryshe për ta përballuar“, u shpreh Allajbeu.

Më tej gjatë bisedës, ai tha se nëse do të ketë nevojë, një nga spitalet, do të jetë gati për të trajtuar pacientë me Covid-19.

Spitali çfarë logjistike ofron? Nëse qeveria, nëse shteti ju thërret on call?

“Në filluam para tre ditësh trajnimin e gjithë stafit tonë për një nevojë të tillë që mund të jetë në të ardhmen. Një nga spitalet tona do të vendoset në dispozicion si fillim me një staf të kompletuar, të trajnuar në dispozicion të vendit për të trajtuar pacientët me Covid… Ne kemi kapacitetet tona me staf, me respiratorë… Ne kemi bërë një organizim perfekt nga ambulancat deri tek trajtimi shëndetësor, te trajtimi spitalor.”

Pra, stafi dhe përgatitjet janë gati nëse do të jetë e nevojshme ndihma e Spitalit Amerikan. Intesiteti i situatës, sipas Allajbeut, mund të bjerë nga muaji qershor./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono