Koronavirusi i merr jetën gruas nga Elbasani te “Shefqet Ndroqi”

schedule15:25 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:25 - 21 Nëntor, 2020

Një 50 vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme nga koronavirusi.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se gruaja kishte 10 ditë shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë duke mos mundur ta fitojë luftën me koronavirusin.

Elbasani është një ndër qarqet më të prekura nga koronavirusi duke shënuar më shumë se 740 raste aktive të paktën sipas shifrave zyrtare deri pasditen e djeshme. Me vdekjen e sotme, Elbasani arrin në 61 të vdekur nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. /abcnews.al