Koronavirusi futet në burgjet e Kosovës

schedule23:38 - 23 Tetor, 2020

schedule 23:38 - 23 Tetor, 2020

Gjashtë raste me koronavirus janë regjistruar në burgjet e Kosovës. Prej tyre janë 2 të burgosur dhe 4 punonjës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, të cilët janë të karantinuar, shkruan Indeksonline. Institucioni i burgjeve në Kosovë njofton se aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile duke shkuar drejt normalizimit.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 9 persona të burgosur janë të prekur nga Covid 19, prej tyre 7 janë të shëruar, ndërsa aktualisht vetëm 2 të burgosur janë aktiv me Covid 19 dhe të njëjtit po trajtohen në karantinat e qendrave korrektuese. 

Po ashtu, deri më tani 61 punonjës të SHKK-së janë prekur me Covid 19, prej tyre 4 janë aktiv dhe tashmë janë vetekarantinuar. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësorë është stabile dhe është duke shkuar drejt normalizimit”, thuhet në përgjigjet e tyre. /db/Abcnews.al