Koronavirusi do godasë ekonominë, Luan Bregasi sqaron kërkesat e biznesit për qeverinë

schedule09:05 - 16 Mars, 2020

schedule 09:05 - 16 Mars, 2020

Ekonomia shqiptare pritet të marrë një goditje të rëndë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëgjesit” Luan Bregasi, President i “Biznes Albania” bëri me dije edhe njëherë kërkesat e biznesit për qeverinë.

Mes të tjerash Bregasi theksoi se i kanë kërkuar qeverisë ngrirjen e pagesave të energjisë dhe ujit, të mos paguhet TVSH-ja dhe tatimet e tjera për 3  muaj, kërkoni si masë lehtësuese që kreditë të mos paguhen, të suspendohen gjobat për këtë kohë dhe shteti të mos ndërhyjë në mospagesën e penalitetit dhe mbulimin e rrogave.

Pjesë nga biseda:

Luan Bregasi: Unë mendoj se masat që janë marrë nga qeveria për izolimin e njerëzve une mendoj se do të ndikojnë pozitivisht. Por sigurisht këto masa do të ndikojnë në një situatë të vështirë për sipërmarrjet, bllokohet ekonomia, tregtia, mjaft biznese janë mbyllur. Kjo situatë u mbivendos edhe nga situata shumë e vështirë që krijoi tërmeti. Ekonomia jonë mori dy goditje të forta., në këtë kuadër duke pasur parasysh edhe masat që kanë marrë qeveritë  etjerë për të përballur koronaviruisn ne i kemi bërë si komitet biznesi propozimet qeverisë shqiptare që të ndikojë në lehtësimin e kësaj gjendje të vështirë. Më e vështirë do të jetë gjendja më mbrapa sepse sapo ka filluar impakti negativ i kësaj situate.

Enkel Demi: Ju kërkoni ngrirjen e pagesave të energjisë dhe ujit, të mos paguhet TVSH-ja dhe tatimet e tjera për 3  muaj, kërkoni si masë lehtësuese që kreditë të mos paguhen, të suspendohen gjobat për këtë kohë dhe shteti të mos ndërhyjë në mospagesën e penalitetit dhe mbulimin e rrogave. Keni edhe shumë propozime të tjera.

Luan Bregasi: Ne e dimë që qeveria dhe shteti jonë nuk është shumë cilësor ekonomikisht, por edhe biznesi. Jemi në gjendje të vështirë. Ne kemi kërkuar që të pakten në 3-6 muaj në varësi si do shkojë situata biznesi të mos paguajë taksa. Kemi kërkuar që sigurimet shoqërore 3-6 muaj të përballohet nga shteti . kemi kërkuar që të paktën mesatarisht gjysmën e pagës së bizneseve që janë mbyllur për shkak të kësaj situate 3-6 muaj të përballohen nga shteti, nga skema e sigurimeve shoqërore. Kemi kërkuar që pagesat e ujit dhe energjisë të spostohen 3-6 muaj dhe të mos paguhen penalitetet. Kërkojmë që kreditë tëbshtyhen 3-6 muaj, por ka kërkesa nga bizneset edhe një vit sic ka bërë edhe Gjermania. Të kemi mundësinë që kreditë të shtyhen edhe një vit. Kemi kërkuar që edhe faturat e energjisë dhe ujit të spostohen edhe këto pa gjoba. Janë një paketë propozimesh që janë shumë normale. Prandaj unë i kërkoj qeverisë, kryeministrit Rama, ta marrin serizosht këtë situatë. Le të shikohet mundësia që disa pagesa që janë vlerësuar të rëndëishme në buxhetin e shtetit të spostohen dhe me këto buxhete të përballohet kriza e rëndë që po i afrohet  ekonomisë shqiptare.

/abcnews.al