Korea e Veriut dënon me vdekje presidentin amerikan Trump: “Ofendoi Kim Jong Un”

schedule16:32 - 15 Nëntor, 2017

schedule 16:32 - 15 Nëntor, 2017

E përditshmja e regjimit koreanoverior në faqen e saj të parë shkruan se presidenti amerikan Donald Tramp është dënuar me vdekje nga Peniani. Kjo pas fjalimit që kreu i Shtëpisë së Bardhë mbajti në Seul dhe për shkak të mesazhit të fundit në Tuiter, ku sipas të përditshmes ofendonte rëndë Kim Jong Un.

Dënim me vdekje për Donald Trump, është kjo masa e marrë dhe e publikuar në editorialin e të përditshmes koreanoveriiore “Rodong Sinmun”, e publikuar më pas nga Guardian, pas fjalimit të mbajtur në Seul dhe mesazhit të fundit në Tuiter të presidentit amerikan ndaj diktatorit Kim Jong-un. Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se ka ofenduar rivalin e Peninit si gjatë turit aziatik por dhe me fjalët provokuese në rrjetin social të Tuiterit ku shkruante: “Ai më quan të moshuar, unë nuk do të thoja që ai është i shëndoshë”.
Sipas të përditshmes së regjimit, Tramp akuzohet dhe si frikacak pas anulimit të vizitës në kufi me vendin gjatë qëndrimit në Seul. Pra sipas Penianit Trump meriton dënimin me vdekje pasi gjatë fjalimit të mbajtur në Korenë e Jugut e cilësoi Kim Jong Un si një diktator të pamëshirshëm.
Por krimi më i rëndë sipas të përditshmes koreanoveriore e për të cilin Tramp nuk do të falet asnjëherë është dëmtimi i dinjitetit të liderit koeranoverior dhe për këtë arsye ai është një kriminel i dënuar me vdekje nga populli koreanoverior.
Deri tani konflikti mes palëve është shoqëruar me deklarata të forta nga të dy liderët me një përshkallëzim ofendimesh dhe kërcënimesh në media, që nuk është parë asnjëherë në historinë e diplomacisë ndërkombëtare./abcnews.al