Kopja e rrallë e Kushtetutës amerikane del në shitje për 20 milionë dollarë

schedule21:39 - 20 Shtator, 2021

schedule 21:39 - 20 Shtator, 2021

Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së do të dalë në ankand për 20 milionë dollarë. Është një nga nga 11 kopjet e mbijetuara dhe e fundit në duar private, që nga printimi i parë i tekstit përfundimtar, i prodhuar për delegatët e Konventës Kushtetuese të 1787 dhe Kongresit Kontinental.

Teksti i përket koleksionistes dhe filantropistes Dorothy Tapper Goldman. Fillimisht u ble nga burri i saj i ndjerë, Howard dhe ishte “një nga pasuritë më të shtrenjta të tij”, tha Goldman. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s e përshkroi dokumentin si “më të rrallë se printimi i parë i Deklaratës së Pavarësisë”.

Një faqe e shtypjes së parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara shfaqet në zyrat e shtëpisë së ankandeve Sotheby's në Nju Jork më 17 shtator 2021.

Para shitjes, kushtetuta e botimit të parë do të ekspozohet në shumë vende të Shteteve të Bashkuara, duke filluar në galeritë e Sotheby’s në Nju Jork dhe më pas në Çikago dhe Dallas. /abcnews.al