Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kontrata rekord e Jokiç/ Basketbollisti serb “nënshkruan” historinë në NBA

schedule12:39 - 12 Gusht, 2026

schedule 12:39 - 12 Gusht, 2026

Nikola Jokic është shumë pranë hyrjes në historinë e NBA. Basketbollisti serb pritet të firmosë rinovimin e Denver Naggets, duke nënshkruar atë që do të ishte kontrata më fitimprurëse e të gjitha kohërave në basketbollin amerikan.

“ESPN” raporton se Jokiç do të fitojë 359,5 milionë dollarë për pesë sezone, një shifër marramendëse që do të thyente çdo rekord pagash në NBA.

Jokic i kanë mbetur ende dy vite në kontratën me Nuggets.



Fituesi i trefishtë i çmimit MVP mund të presë, ta refuzojë atë opsion dhe të dalë në treg në kërkim të shpërblimit të madh. Pikërisht këtë kërkojnë të evitojnë dtejtuesit e skuadrës nga Denver, që janë gati të bëjnë një çmendur financiare për të mbajtur yllin e tyre.

Jokic hyri në NBA si zgjedhja e 41-të në draftin e vitit 2014 dhe, dymbëdhjetë vjet më vonë, është gati të nënshkruajë kontratën më të majme në historinë e ligës.

Serbi e mbylli sezonin e kaluar me shifra mbresëlënëse: 27,7 pikë, 12,9 topa të kapur në tabelë dhe 10,7 asiste për ndeshje.

Tani me kontratën e re që do t;I vendoset në tavolinë për ta firmosur, Jokic do t’i kalonte të gjithë, duke lënë pas yjet e tjerë të basketbollit amerikan si Jayson Tatum dhe Jaylen Broën me Boston Celtics si dhe Shai Gilgeous-Alexander me Oklahoma City Thunder.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!