Konjufca: Kosova nuk ka më çfarë t’i japë Vuçiqit

schedule23:49 - 20 Janar, 2022

schedule 23:49 - 20 Janar, 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë është shumë i nevojshëm.

Konjufca në “Debat Plus” u shpreh se ua kanë bërë me dije bashkësisë ndërkombëtare që Kosova nuk është e gatshme të bëjë kompromise që krijojnë mekanizma që mund ta fundosin Kosovën.

“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është njëri ndër ta që e bosnjëzon Kosovën. Ne mund të vijmë këtu në studio pas 20 viteve edhe të flasim se si Kosova është bosnëjzuar dhe nuk po funksionon”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e fokusuar që të bind vendet që na kanë njohur si shtet i pavarur që të na njohin si shtet ku mund të merret vendime siç është ai për ndaljen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Kosova nuk ka më çka t’i jap Vuçiçit. Dialogun po e vazhdojmë për t’i bindur të gjithë se populli serb jeton në përputhje me kërkesat për një jetë rehat në Kosovë por që popullin serb nuk po e le rehat Vuçiçi”, tha ai. /abcnews.al/