Numri i rasteve me koronavirus ka shënuar një rritje gjatë javëve të fundit.
Që nga 13 marsi kur u konfirmuan edhe rastet e para me COVID-19 e deri më sot janë konfirmuar 29 mijë e 117 raste nga 118 mijë e 946 persona që janë testuar.
Por autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se përveç rasteve të reja rritje ka shënuar edhe numri i viktimave. Deri më tani numri total i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 822.
Nga ana tjetër autoritetet raportojnë edhe për rritje të pacientëve me koronavirus që janë shëruar.
Deri më sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se 17 mijë e 305 raste janë shëruar./abcnews.al/



