Konfirmohen dy të infektuar me koronavirus në Fier, zbulohet një vatër e re

schedule11:11 - 30 Qershor, 2020

schedule 11:11 - 30 Qershor, 2020

Dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Fier. Abcnews.al mëson se bëhet fjalë për një vatër të re në Patos, një grua 50-vjeçare. Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin.

Ndërsa rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve.

Kujtojmë këtu se abcnews.al mësoi po ashtu se me Covid-19 është konfirmuar edhe një edukatore e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë. Pozitiv për virusin ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj.

Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni. /abcnews.al/