Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit janë shënuar 1.092 viktima.
SHBA vijon të jetë vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur. Aktualisht janë regjistruar 66.807, raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.030.302.
Ndërkohë pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.166.532 raste, India me 1.201.727 raste dhe Rusia me 789.190.



