Koha e tepërt para ekranit rrezikon shëndetin, si ta “shkëputni” fëmijën tuaj nga telefoni?

schedule23:00 - 15 Maj, 2022

schedule 23:00 - 15 Maj, 2022

Shumë prindër u japin fëmijëve të tyre një telefon për t’i argëtuar ndërsa bëjnë punët e shtëpisë. Studime të shumta kanë treguar se kalimi i tepërt përpara çdo ekrani, si tek të rriturit ashtu dhe te fëmijët, rrit rrezikun e obezitetit.

Përveç kësaj, fëmijët humbasin ndjenjën e ndërveprimit shoqëror dhe nuk e pasurojnë fjalorin e tyre dhe mund të kenë probleme me vëmendjen dhe përqendrimin. Ekspertët kanë disa këshilla për të gjithë ata, fëmija i të cilëve preferon të kalojë kohë para ekranit.

Kufizoni kohën

Do të ishte mirë që të përcaktonit kohën që fëmija do të kalojë para ekranit. Mund ta lejoni të përdorë telefonin për shembull pas mëngjesit dhe ta lini të zgjasë për një orë.

Le të jetë një shpërblim

Një metodë tjetër që mund të provoni është ta prezantoni me përdorimin e pajisjeve inteligjente si shpërblim për një punë të kryer mirë, si për shembull kryerja e detyrave të shtëpisë ose rregullimi i dhomës. Sigurisht, edhe në këtë rast, koha duhet të jetë e kufizuar.

Bëhu një shembull

Fëmijët ndjekin veprimet e prindërve dhe mësojnë nga ju më shumë sesa mendoni. Bëhuni një shembull i mirë për të dhe mos kaloni shumë kohë para ekranit.

Mbushni kohën e tij

Qëndrimi jashtë, lodrat , leximi i tregimeve dhe të ngjashme janë shumë më të mira për ta sesa telefoni.

Zgjidhni përmbajtjen së bashku

Ju duhet të keni kontroll mbi përmbajtjen që shikon fëmija juaj në internet. Ka shumë programe dhe aplikacione që kufizojnë aksesin e një fëmije në sajte të caktuara që mund të kenë përmbajtje të dëmshme. Mund ta përdorni edhe telefonin me të nëse, për shembull, jeni duke parë një film vizatimor. Në këtë mënyrë do të kaloni më shumë kohë cilësore së bashku. /abcnews.al