Protesta kundër tarifës së qarkullimit në rrugën e Kombit është komentuar në studion e ABC News edhe nga deputeti demokrat Klevis Balliu. Sipas tij kjo taksë nuk ka asnjë barazi të sistemit dhe gjendjes ekonomike të shqiptarëve sot, në një kohë kur rroga minimale është 300 mijë lekë të vjetra.
Ai akuzoi Ramën se nuk di t’i qëndrojë marrëveshjes, dhe do të vazhdojë me mashtrimin. Për deputetin demokrat është koha që Rama të largohet. “Një kryeministër ikën kur do popullit i vet të largohet”
“Ajo rrugë nuk duhet të taksohet se simbolizon përpjekjen e Ibrahim Rugovës për bashkimin kombëtar shqiptarëve”, theksoi Balliu./abcnews.al