Pas një fitoreje jashtë fushe e njërës në shtëpi, kampionati shqiptar vazhdoi nën shenjën e barazimeve.
Të tria sfidat përmbyllëse të javës së 29-të nuk patën asnjë fitues, ndërsa u luftua shumë në Shkodër, Laç e Durrës.
Vllaznia u mendua favorite ndaj Tiranës, por shkodranët ndoshta nuk deshën të lodheshin shumë, duke qenë të sigurt në plej of.
Natyrisht, vazhdon lufta për vend të dytë, që të jep një epërsi në katërshen finale për titull, por gjithsesi forma e kuqebluve nuk ishte maksimale.
U duk kjo edhe te kapiteni Bekim Balaj.
Tirana, në të kundërt, luftoi fort dhe ishte më pranë fitores, ndonëse dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.
VAR-i i dha të drejtë vendimeve të anësorit.
Kampionia e vendit, Egnatia, u ndal në shifrat 1-1 në Kurbin e madje mund të kishte humbur.
Mbrojtësi Mjaki kaloi vendasit në epërsi në 34’, por pas pushimit rrogozhinasit u kthyen dhe morën pikën falë golit nga Mohamed Jahaja.
Pa gola edhe sfida në Durrës.
Teutës I bënte punë fitorja duke qenë në vend të parafundit, por nuk ia doli e madje mund të kishte humbur.
Elbasani mori pikë jashtë fushe, por trajneri Gvozdenovic nuk u kënaq shumë sepse I duhej fitorja për të kërcënuar Partizanin e për të arritur zonën e plej ofit për titull.
Superligën e kryeson Egnatia me 53 pikë, Vllaznia është e treta me 50, ndërsa në fund, Tirana është në vend të 8-të me 30 pikë, Teuta e parafundit me 29, dhe në bisht mbetet Skënderbeu me 27 pikë.