Kishte përshtatur lokalin e tij për konsumim të kokainës, arrestohet pronari i lokalit në Tiranë

schedule11:53 - 18 Janar, 2021

schedule 11:53 - 18 Janar, 2021

Pronari i një lokali në Tiranë është arrestuar nga policia. Në pranga është vënë B. K., 58 vjeç pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsum të lëndëve narkotike.

Sipas policisë kontrolli në këtë lokal është bërë pas informacioneve se ka shkelur protokollin anti-COVID. Gjatë aksionit është sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 58 vjeç. Bazuar në informacionet e marra se ky shtetas, në kundërshtim me masat anticovid, kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim dhe konsumin të lëndëve narkotike, është organizuar puna për të dokumentuar këtë veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit B. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, njofton policia./mv.abcnews.al