Kishin përshtatur lavazhin si pikë për shpërndarje droge, arrestohen tre persona në Tiranë

schedule09:31 - 29 Tetor, 2020

schedule 09:31 - 29 Tetor, 2020

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen s4e kishin përshtatur një pikë lavazhi në pikë shpërndarje për lëndë narkotike kanabis sativa. Në pranga janë vënë G.D., 28 vjeç,  K.O., 26 vjeç  dhe  A.O., 29 vjeç , këta dy të fundit vëllezër me njëri-tjetrin, të tre banues në Tiranë .

Gjatë kontrollit në lavazhin në pronësi të G.D. policia ka gjetur dhe sekuestruar  131 doza me  lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Quantity”. Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet dhjetra doza me  lëndë narkotike cannabis sativa, dhe  3 aparate celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, ka organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Quantity”,  për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.D., 28 vjeç,  K.O., 26 vjeç  dhe  A.O., 29 vjeç , (vëllezer)  të tre banues nëTiranë .

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas  merreshin  me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D. Si rezultat i kontrollit  është gjetur dhe sekuestruar  një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.   Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vellain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar  131 doza me  lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve G.D., K.O dhe A.O., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./mv. abcnews.al