Mos ndoshta mund të kalojë edhe një Sena e një Shumaher?!
Kampionati Botëror i Formula 1 e ka një “princ” të ri, që shpreson sa më shpejt të bëhet “mbret”, dhe nuk kishte vend më të bukur për të vendosur rekorde sesa një Principatë.
Kimi Antoneli, me emrin më gjatë Andrea Kimi Antoneli, triumfoi me dominim të plotë Çmimin e Madh të Monakos në Monte Carlo, ndërsa shoku I tij I skuadrës tek Mercedesi, Xhorxh Rasëll, përfundoi vetëm në vendin e 15-të.
Antoneli, që u nis nga vendi I parë, dhe u bë I pari që fiton që nga “pole position” në rrugët e Principatës duke qenë më i ri se 20 vjeç.
Po ashtu, ai u bë një nga 10 pilotët për të gjitha kohët që kanë arritur 5 fitore radhazi në Formula 1.
Përpara tij janë vetëm të tillë si Shumaher që ka fituar 6 e 7 radhazi, Rosberg me 7, Askari po me 7, Verstapen e Fetel me nga 9 fitore radhazi dhe Verstapen që ka rekordin me 10.
Ndoshta Kimi do ta vazhdojë serinë. Në Montekarlo ai la pas pikërisht 7 herë kampionin e botës, Luis Hamilton me Ferrari, ndërsa në vend të tretë doli Haxhar me Red Bull.
Emra të mëdhenj si ish-kampioni i botës Verstapen, dhe Sharl Lëklerk i Ferrarit dolën nga gara, ashtu si edhe kampioni i botës në fuqi, Lando Norris me Meklaren.
Antoneli kryeson renditjen e Botërorit me 156 pikë, 66 më shumë sesa Hamilton, ndërsa Rasëll ka zbritur në vendin e tretë. Për skuadra, Mercedes ka 244 pikë ndaj 165 të Ferrarit.


