Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kievi shpall shtetrrethim, thirrje ukrainasve: Mos dilni nga shtëpia në këtë orar

schedule16:51 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:51 - 24 Shkurt, 2022

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur gjendje shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga një deklarate të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, ka shkruar Klitschko.



“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivisë që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit,  duhet të keni dokumente identifikimi me vete”, shtoi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!