Këshilli i legjislacionit miraton kërkesën e opinionit nga organet e Vettingut

schedule16:32 - 13 Shkurt, 2018

schedule 16:32 - 13 Shkurt, 2018

Këshilli i Legjislacionit u mblodh rreth raporteve të ekspertëve të palëve lidhur me nevojën e adresimit të ligjeve të prekura nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Me propozim të kryetarit të këshillit, Enkelejd Alibej, u vendos që për këtë çështje t’i kërkohet opinion organeve të Vettingut.
Kjo u vendos pas dorëheqjeve nga funksionarë të lartë të drejtësisë, gjë që bazuar në Kushtetutë çon në ndërprerjen e procesit të Vettingut. Do të jetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që do shprehet nëse ka nevojë që ligjvënësi të harmonizojë Kushtetutën dhe ligjin, të cilat për çështjen e dorëheqjes para mbarimit të procesit të Vettingut, thonë dy gjëra të ndryshme./abcnews.al