TIRANË- Për Ilir Metën nuk vlen vendimi i Gjykatës së Lartë e cila ndryshoi praktikën unifikuese për paraburgimet. Ndërhyrja e shkallës së tretë të gjyqësorit me ndryshimin e masës së sigurimit personal për ish drejtoreshën e AKSH Mirlinda Karcanaj, shtyu edhe ish presidentin Ilir Meta që të kërkonte lirimin nga qelia, mbështetur në këtë vendim.
Mbrojta ligjore e Metës përvecc këtij elementi, vuri në dispozicion të gjykatës edhe garanci pasurore, bile duke ja lene ne dore te gjykates per nivelin e saj. Por organi i akuzës ishte kundër. Sotir Kllapi njëri nga prokurorët e ccështjes, tha se vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nuk sjell asgjë të re në këtë proces.
Bazuar në këtë qëndrim të organit të akuzës, gjyqtarja Etleva Deda vendosi të rrëzojë kërkesën, duke lënë sërish në qeli Ilir Metën.
Pas përfundimit të seancës për masën e sigurisë, këtë të hënë u zhvillua seanca e radhës në themel e ish presidentit të vendit, ku prokuroria e posaccme lexoi kërkesën për gjykim.
Organi i akuzës tha se Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili kishin lidhje të ngushtë dhe se në vitin 2009 Ilir Meta i ka dërguar këtij të fundit një mesazh duke i kërkuar 200 mijë euro.
Sipas SPAK, LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, për të cilat ka raportuar se kohëzgjatja e këtij bashkëpunimi ka qenë 1 vit e 4 muaj, por në fakt ka zgjatur vetëm një muaj me kosto 15 mijë dollarë.
Tre fatura tha organi i akuzës janë paguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim në vlerën 93 mijë dollarë, ku një pagesë është bërë nga kompania e Adrian Shatkut. Prokurori Kllapi tha se Meta ka qenë në dijeni se partia e tij po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto pagesa ishin periodike dhe se LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta me Edmond Panaritin kanë udhëtuar bashkë në SHBA.


