Kërkimet për naftë në Zagori, banorët kundër projektit

schedule10:34 - 25 Janar, 2019

schedule 10:34 - 25 Janar, 2019

Në fshatin Sheper të Zagorisë u zhvillua dëgjesa e radhës me kompaninë lidhur me kërkimet për naftë. Banorët vendas dëgjuan planin e kompanisë hollandeze për testimet që ata kanë ndërmend të kryejnë në ‘Bllokun 4’.

Në këtë degjiese mori pjesë edhe ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Ajo tha se është një zonë e cila në radhë të parë është pasuri natyrore, kultuore dhe turistike. Si e tillë prioritetin e ka në zhvillimin e agroturizmit.

Qeveria e ka shpallur Zagorinë  Park Natyror Kombëtar.  Dhe vetë kryemnistri Edi Rama ka thënë nuk bën vaki që të ketë kërkime për naftë në Zagori.

Kundër planit për kërkime nafte në Zagori u deklarua zyrtarisht edhe Bashkia Libohovë. /abcnews.al