Kërcënoi administratorin e një firme, pranga 56 vjeçarit në Shkodër, bën sherr dhe me policët

schedule11:04 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 11:04 - 21 Dhjetor, 2021

SHKODËR-Ndonëse është arrestuar për kërcënimin e administratorit të një firme, 56 vjeçari nga fshati Selcë ka bërë sherr dhe me policët që i kanë vënë prangat.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. P., 56 vjeç, banues në fshatin Selcë, Bashkia Malësi e Madhe, i  shpallur në kërkim për veprat penale “ Vetgjyqësia”, “Kanosja”, “Fyerja” dhe “ Kundërshtim i punonjësit që kryen një shërbim publik”, thotë policia.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi kishte kanosur nëpërmjet telefonit, ka fyer dhe ka penguar për të punuar A. Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Dobraç, me detyrë administrator i një firme. Ky i fundit 5 ditë më parë ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë,  56 vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. /abcnews.al