Kërcënohet me jetë gjyqtari i Korçës Besnik Shehu

schedule20:32 - 8 Shtator, 2018

schedule 20:32 - 8 Shtator, 2018

Është kërcënuar me jetë mëngjesin e sotëm gjyqtari i gjykatës së shkallës së parë në Korçë, Besnik Shehu.  Nga informacionet paraprake mësohet se gjyqtari u kërcënua nga dy persona që ishin palë për një proces civil. Erin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha kanë kërcënuar gjyqtarin dhe familjen e tij në një ambjent publik. Gjyqtari Shehu ka bërë kallëzim në Komisariatin e Korçës, ku thotë se kërcënimi ndaj tij dhe familjes ka ardhur për shkak të detyrës.

Ndërkaq Policia e Korçës ka ndaluar dy autorët e dyshuar.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 08.09.2018 në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Sh, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, i cili ka deklaruar se për shkak të detyrës, për një çështje pronash që ka shqyrtuar në vitin 2016, është kanosur me fjalë në qytetin e Korçës, nga shtetasit M.H, 66 vjeç, banues në Korçë dhe E.M, 65 vjeç, banues në Porodinë-Korçë.

Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe në konsultim me Prokuroren e çështjes u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

/abcnews.al