Kemi marrëveshje, Kurti: Unë dakord me firmën

schedule17:00 - 19 Mars, 2023

schedule 17:00 - 19 Mars, 2023

Pas rreth 12 orësh bisedime, udhehqësit e kosovës dhe serbisë, albin kurti e aleksandër vuçiç, u dakordësuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga bashkimi evropian.

Në një konfderencë për shtyp në orët e vona të së shtunës në ohër ku edhe u zhvillua takimi, shefi i diplomacisë evropiane, josep borrel deklaroi se të dyja palët ishin pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes, duke e cilësuar këtë një “arritje të rëndësishme”.

JOSEP BORREL:

“Palët janë angazhuar plotësisht për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pjesë e këtij aneksi, palët janë zotuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet përkatëse. Shpesh thuhet që djalli është në detaje, epo nganjëherë djalli është në kalendar. Në afatet, kohën.”

Diplomati i lartë i brukselit u ndal specifikisht të neni 7 i marrëveshjes, që dflet për krijimin e asociacionit në komunat me shumicë serbe. Borrell tha se prishtina është pajtuar që t’i nisë negociatat për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.

JOSEP BORREL:

“Për të zbatuar Nenin 7 të marrëveshjes Kosova është pajtuar që menjëherë të nis, dhe kur them menjëherë them menjëherë, negociatat me Dialogun e lehtesuar nga BE në themelimin e angazhimeve  specifike për të siguruar një nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë.”

Edhe pse sipas shefit të diplomacisë evropiane palët do të kenë shumë përfitime nga kjo marrëveshje, liderët e kosoëvs dhe serbisë nuk e nënshkruan marrëveshjen.

Propozimi i paraqitur nga bashkimi evropian nuk përmend njohjen reciproke, megjithatë kryeministri albin kurti deklaroi pas takimit me liderin serb,deklaroi se ata u dakordësuan për njohje e ndërsjellë defacto.

Në një deklaratë për gazetarët, ai u pyet në mënyrë të përsëritur për krijimin e asociacionit të komunave serbe, dhe qendrimin e prishtinës. Kurti sqaroi, në gjuhën shqipe por edhe serbe, se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje por një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

ALBIN KURTI:

“Nuk është vetëqeverisje por vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i gjithë qytetarëve pa dallim etnie, andaj angazhohem jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët dhe gjitha pakicat të tjera…Në këtë aspekt ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit jo shumicë serbë, natyrisht ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim apo diskriminim”

Ndërsa, presidenti serb, aleksander vuçiç siguroi beogradin se brenda 30 ditëve prishtina do të fillojë punën për formimin e asociacionit.

ALEKSANDER VUCIC:

“Besoj se pala kosovare do ta përmbushë menjëherë formimin e Asociacionit, nëse duam të këmbëngulim në rrugën drejt bashkimit evropian, progresi ynë do të vlerësohet edhe nga sa jemi të gatshëm për zbatimin e marrëveshjes. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për mençuri, kemi nevojë për paqe, jo marrëzi, jo papërgjegjshmëri, vetëm kështu mund të rrezikojmë të ardhmen e vendit tonë”

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, deklaroi se Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje “të vështirë, por të nevojshme”.

Pas raundit të dialogut të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në të cilin Escobar mori pjesë në cilësinë e vëzhguesit, ai tha se arritja e pajtimit për zbatimin e propozimit mundëson që  prishtina dhe beogradi të ecin drejt integrimeve euroatlantike.