KAVAJË/ Haxholli shkoi me kallash në shtëpinë e ish-të dashurës, polici qëlloi për vetëmbrojtje

schedule09:24 - 10 Tetor, 2019

schedule 09:24 - 10 Tetor, 2019

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë dorëve të para të ditës së sotme ku mbetën një i vrarë dhe një i plagosur.

Gazetari i ABC News, Andi Qosja raporton nga Kavaja se ishte Dritan Hoxholli ai që hyri në shtëpinë e gruas, të cilës i kërkonte medoemos që të rilidheshin pasi kishin patur një raport më parë.

E ndjerë e kërcënuar, gruaja i ka kërkuar ndihmë të afërmve të saj si edhe policit B.Toci, i cili bashkë me të afërmit e zonjës ndodhej brenda shtëpisë.

Në këtë moment, në shtëpi ka hyrë Dritan Hoxholli me kallashnikov në dorë duke qëlluar ndaj atyre që ishin brenda.

Në këtë moment Toci i është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.

Në foton e siguruar nga abcnews.al duket fotoja e Hoxhollit pa jetë pas konfliktit me armë. /abcnews.al/