Kategoria e Parë: Beteja kreu në Burrel dhe Fier, ja sfidat e programuara

schedule08:43 - 8 Shkurt, 2020

schedule 08:43 - 8 Shkurt, 2020

Apolonia-Pogradeci është ndeshja e ditës në Kategorinë e Parë. Dy skuadra e kreut në grupin B do të përballen mes tyre prej orës 13:00, një ndeshje që edhe do të transmetohet në RTSH. Fierakët kanë mundësinë të dalin në krye, por për të mposhtur liqenorët do të duhet të djersijnë fort.

Lushnja e vendit të tretë do dëshironte një barazim mes dy skuadra të kreut dhe të përfitonte. Verdhejeshilët kanë një takim të lehtë në program, teksa presin Elbasanin e vendit të fundit. Turbina-Oriku, Iliria-Devolli dhe Shënkolli -Besa janë tre takimet e tjera të këtij grupi.

 

Takimet e javës së 15-të, grupi B

Në grupin A, Besëlidhja është pushim për shkak se Shkumbini është përjashtuar dhe Kastrioti do tentojë ta çojë në shtatë pikë diferencën me lezhjanët. Kjo do të ndodhë nëse skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu do të triumfojë në Burrel, kundër një skuadre që falë disa rezultateve pozitive radhazi është ngjitur në vendin e tretë.

Interesant takimi mes Tërbunit dhe Veleçikut sot, sikurse edhe ai që përball Erzenin dhe Eganatian. Skuadra fqinje, që kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve dhe të realizojnë objektivat e tyre, që nuk janë madhore në fakt. /abcnews.al

 

Takimet e javës së 15-të, grupi A