Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pogradeci, qendër e akuarelit botëror/ “Lin in Aqua 2” mblodhi 64 artistë të huaj, mbi 150 vepra në galerinë e qytetit

schedule14:10 - 28 Qershor, 2026

schedule 14:10 - 28 Qershor, 2026

Pogradeci është kthyer në një pikëtakimi për artin  ndërkombëtar me çeljen e edicionit të dytë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Akuarelit “Lin in Aqua 2”.

Mbi 150 vepra të realizuara nga 64 artistë nga Shqipëria dhe më shumë se 25 vende të botës janë ekspozuar në galerinë e qytetit, duke sjellë para publikut , teknika dhe këndvështrime të ndryshme të pikturës me bojëra uji.

Organizatorët thonë se emri i ekspozitës është frymëzuar nga fshati Lin dhe lidhja e tij me liqenin, ndërsa Pogradeci është zgjedhur për shkak të peizazhit ujor dhe atmosferës që e bën një burim të natyrshëm frymëzimi për artistët e akuarelit.



Në aktivitet marrin pjesë artistë nga vende si Italia, Spanja, Ukraina, Lituania dhe shumë shtete të tjera. Përveç ekspozimit të veprave, programi përfshin edhe sesione pikturimi të hapura për publikun, një traditë e njohur në festivalet ndërkombëtare të akuarelit.

Për artistët e huaj, pjesëmarrja është një mundësi për të ndarë përvojat profesionale, por edhe për të njohur nga afër natyrën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen me krijimtarinë e artistëve nga e gjithë bota dhe duke e konfirmuar Pogradecin si një qendër në rritje të aktiviteteve artistike ndërkombëtare.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!