KAS pranon ankesën e LSI-së, vendoset hapja e 24 kutive në Berat

schedule10:29 - 17 Maj, 2021

schedule 10:29 - 17 Maj, 2021

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje, ku po shqyrton materialet zgjedhore për qarkun e Beratit.

Në këtë qark, KAS bëri me dije se do të hapen 24 kuti, ndërsa si provë ka marrë informacione nga pajisja “PEI”.

Sakaq gjatë mbledhjes nuk kanë munguar diskutimet mes avokatit të LSI-së dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridian Salinji, për raportin e mbylljes.

Avokati i LSI-së u shpreh se në disa qendra votimi nuk është vendosur në kutinë e duhur, duke ngritur shqetësimin se nuk ka sipas tij siguri që valixhja e  pajisjes së “PEI”, nuk është hapur.

Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i PS, tha se në momentin e mbylljes së kutisë së votimit shënohet edhe numri i zgjedhësve.

Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkoi rinumërim me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletë votimi se sa votues dhe se në disa prej tyre mungon edhe regjistri.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste me 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, rezultoi pa asnjë mandat në këtë qark.

/abcnews.al/