Kapet një nga “të fortët” e Fierit

schedule11:28 - 10 Tetor, 2018

schedule 11:28 - 10 Tetor, 2018

Një nga të fortët e Fierit u arrestua gjatë një operacioni të Forcave Speciale. Ai është Ilir Boriçi, 42 vjeç, që sipas policise  është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij në lagjen “8 Shkurti” Fier, Ilir Boriçit iu gjetën dy armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. 42-vjeçari është arrestuar nga policia pesë herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armbajtje pa leje”.

Aktualisht ky person ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”. Në të njëjtën kohë u arrestua Said Dervishi, 25 vjeç nga Lushnja, person i shpallur në kërkim për kanosje të dy vëllezërve në fshatin Zhamë./abcnews.al