Ditën e sotme në studio me Juli Xhokaxhi ishte e ftuar gazetarja e “ABC News”, Luljeta Progni e cila ka folur për situatën pas tërmetit. Tashmë ka kaluar një muaj nga tërmeti që shkaktoi pasoja të rënda në vendin tonë.
Ajo shprehet se frika e njerëzve ka mbetur në mendjen e të gjithëve.
“Kam parë njerëz që vraponin, vetëm kaos dhe frikë, të gjithë donin të iknin nga Durrësi. Në terren kam ndeshur zjarrëfikës të përkushtuar dhe heronj, por nga shteti situta ishte e papërgatitur. Kemi qëndruar gjatë gjithë ditës, banorët qanin për njerëzit me të cilët kishin jetuar. Ishin lemerisur për mënyrën së si po punohej dhe se ndihma kosovare ishte e para që kishte ardhur. Ekipet e emergjencës civile patjetër që ishin heronj, por kemi parë njerëz që nuk kishin asnjë lloj lidhje me këtë profesion. Kam kuptuar se shumica nuk ishin profesionistë dhe kjo vjen si pasojë e mënyrës se si emërohej, njerëz që jo për fajin e tyre gjendeshin në situata të tilla rrinin dhe nuk dinin ç’të bënin”, tha Progni.
Më tej ajo theksoi se tërmeti ka treguar se shqiptarët janë solidar me njëri – tjetrin. “Gjithë Thumana ka qënë aty që në orët e para për të ndihmuar. Të gjithë qytetet e Shqipërisë u përfshinë për të ndihmuar”, u shpreh ajo.
Sa i përket situatës pas tërmetit që tashmë janë bërë një muaj gazetarja thotë: “në vendet ku kam qënë situata është shumë e vështirë. Ka shtëpi ku askush nuk ka shkuar ti verifikojë. Kemi një rol të madh ne mediat për të luajtur në këtë situatë. Situata e parë është optimizmi, solidariteti që po na ndihmojnë të gjithë, por tani duket se shumica është harruar dhe janë atje nëpër çadra dhe për këtë kemi një rol për të luajtur.
Gjithashtu ajo se theksoi se po përpunohet reportazhi për mbijetesën e banorëve të Thumanës dhe një tjetër reportazh se si po i përgjigjet shteti shqiptar qytetarit të dëmtuar./abcnews.al
Lexo edhe : SPECIALE/ U prenë në besë! E verteta e rrëzimit të pallateve në Thumanë
/abcnews.al